Kategoria Superiore

Demi i Partizanit: Ritin e urova për titullin, sezonin tjetër luajmë në stadiumin tonë

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, i ftuar në programin “E Diell” në Top Channel, ndër të tjera pranoi se e ka uruar Tiranën për fitimin e titullit kampion, edhe pse bardheblutë ende nuk e kanë siguruar matematikisht këtë trofe.

“E urova paradhënie në mbledhje.  I thashë: urime Rit, e more kampionatin! Të shohim, e kanë vetë në dorë ata”.

Partizani e nisi sezonin si favorit për ta fituar titullin, por sidomos në fazën e tretë rezultatet ishin zhgënjyese. Gjithsesi, por Demin ka ende arsye për të luftuar që të mos quhet sezon totalisht për t’u harruar.

“Nuk ka gjithmonë suksese, Partizani vit për vit ka qenë mirë, këtë vit nuk kemi qenë ku menduam, pavarësisht investimeve që janë bërë. Nganjëherë lojtarët që mendojmë se i marrim më të mirë se ata që kemi, nuk përshtaten a nuk di çfarë të them, por nëse arrijmë të luajmë në Europë, do të jetë një vit çerek i suksesshëm”.

Tifozët e “Demave të Kuq”, gjithsesi kanë për çfarë të gëzojnë, përtej rezultateve zhgënjyese.

“Ndoshta i gjithë kompleksi i Partizanit nuk do të përurohet në shtator, por ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm është e sigurt që do të bëhet në stadiumin tonë të vogël. Do të marrim lojtarë më të fortë, meqë mbaruam punë me infrastrukturën”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency