Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Demi në “Zona Gol”/ Tregon emocionet e titullit dhe zbulon planet për të ardhmen

Në një mbrëmje festive për Partizanin, që mori zyrtarisht titullin e 16 kampion, nuk mund të mungonte në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport, edhe numri 1 i “të kuqve”, Gazmend Demi. Ai ndau me panelin dhe spektatorët e Supersport, emocionet e titullit, por edhe planet për të ardhmen e Partizanit.

Sa herë e kishit ëndërruar të vinte kjo ditë, që të festonit titullin e 16 kampion?
Kishte disa kohë që më thoshin se jemi për titull, por nuk e besoja, pasi që të fitosh, duhet edhe eksperiencë. Kishim 3 vite që e lakmonim titullin, ndërsa këtë sezon ia dolëm ta bëjmë tonin.

Edhe sot ndaj Kukësit nuk humbët, duke e bërë edhe më të bukur festën e titullit…
Më erdhi mirë që nuk humbëm as sot dhe tani do të mund të festojmë një titull të fituar me shumë mund nga të gjithë.

E vështirë të fitosh, por edhe më e vështirë të mbrosh titullin…
E vërtetë, pasi menjëherë pasi të mbarojë festa, do të fillojë puna për përgatitjet për Europën, por edhe për sezonin e ri, Unë shpresoj që të luajmë sa më shpejt në shtëpinë tonë, ndërsa me të tjerat merret drejtori Olsi Rama dhe stafi i tij.

Çfarë prisni nga Europa?
Shpresojmë që të kemi edhe pak fat me vete dhe të bëjmë një përfaqësim sa më të mirë edhe në arenën europiane. Pse jo, të përsërisim suksesin e Skënderbeut.

A ishte një nga ngjarjet më të mira të jetës tuaj, ky titull?
Është një ngjarje e rëndësishme dhe shumë e mirë, por nuk di të them a është më e mira.

Tirana është shumë pranë mbijetesës, ju gëzon ky fakt?
Pa diskutim që po. Unë e kam thënë gjithmonë që bukuria e Superiores është pikërisht derbi i kryeqytetit. Janë dy skuadra historike, që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar dhe një përballje e tillë nuk mund t’i mungojë kampionatit. Shpresoj që bardhebluve t’u shkojë mirë edhe në javën e fundit.

A mund të themi se po hidhen bazat për të krijuar një Partizan të ngjashëm me Skënderbeun e viteve të fundit?
Unë e kam thënë gjithmonë që këto 7-8 vitet e fundit Skënderbeu ka bërë diçka madhështore, ndonëse për histori është më mirë Partizani. Në angazhimin tim në këtë sport, më ka pëlqyer shumë ajo që kanë bërë korçarët dhe do të doja shumë që jo vetëm të arrinim atë nivel, por të shpresonim edhe për më shumë.

Ju gëzon fakti që 4 futbollistë janë gëzuar në Kombëtare?
Pas titullit, ky është aspekti i dytë që më gëzon nga ky sezon. Kjo sepse rritet edhe vlera e klubit, por mbi të gjitha shpërblehet edhe mundi e djersa e atyre djemve, që kanë dhënë më të mirën këtë vit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...