Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Demiral bind në fushë, shtohen skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij

Ndonëse vinte pas një gjysmë sezoni mjaft të mirë me fanellën e Sassuolos, mbrojtësi turk Merih Demiral ishte aktivizuar shumë pak nga Maurizio Sarri në këtë start të sezonit dhe vetëm të mërkurën në Champions, pati mundësi të tregojë vlerat e tij.

Një paraqitje dinjitoze dhe në kufijtë e perfektes ajo e të mërkurës në mbrëmje ndaj Bayer Leverkusenit, nuk ka kaluar pa u vënë re si nga drejtuesit juventinë, ashtu edhe nga të tjerë të klubeve më të mëdha europiane, që duan ta rrëmbejnë në janar.

Demiral bind, por te Juve ka shumë pak hapësira për të, pasi përveç Bonucci e De Ligt, në mars pritet të rikthehet edhe Chiellini, ndaj mbrojtësi turk po kërkon garanci për të luajtur, ose shitje që në janar, për të qenë në formë para Europianit 2020.

Në gjurmët e tij janë klube të njohura si Milani në Itali dhe Tottenham, Manchester United e Chelsea në Premier Leaguen angleze, ndërsa bardhezinjtë kërkojnë rreth 35 milionë euro për kartonin e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...