Serie A

Dëmtim dhe rikthim te Milani, Fikayo Tomori do të operohet

Milani siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë pas fitores 3-1 kundër Genoas së Shevchenkos. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, por kuqezinjtë realizuan dy herë në kohën shtesë dhe tani do të përballen me fituesin e çiftit Lazio-Udinese.

Stefano Pioli do të ketë Davide Calabria të gatshëm për takimin e radhës kundër Spezias në kampionat. Mbrojtësi i djathtë ka lënë pas krahëve koronavirusin, është rikthyer negativ dhe do t’i bashkohet shokëve të ekipit në stërvitje.

Ndërkohë, trajneri i “Djallit” ka marrë një lajm të keq nga Fikayo Tomori. Qendërmbrojtësi u dëmtua në pjesën e parë të takimit të mbrëmjes së kaluar, duke u zëvendësuar me Florenzin.

Me anë të një komunikate zyrtare, nënkampionët e Italisë bëjnë të ditur se anglezi ka dëmtuar meniskun e gjurit të majtë dhe do t’i nështrohet një operacioni sot pasdite.

Një dëmtim që shqetëson Milanin dhe dobëson prapavijën e ekipit italian, që ka humbur edhe shërbimet e Simon Kjaer. Tomori pritet të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave.

Quiz/ Sa mirë e kujtoni vitin 2021 në futboll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency