Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas Lemar.
27-vjeçari francez, u rrëzua keq pas një goditjeje me kokë, duke dëmtuar tendinën e Akilit. Sipas ekzaminimeve të kryera, lojtari ofensiv e ka mbyllur me futbollin për vitin 2023.
Me anë të një komunikate ku i uron fat dhe rikuperim të shpejtë, Atletico njofton se Lemar do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Përveç tij, argjentinasi Diego Simeone nuk do të ketë të gatshëm as mesfushorin De Paul për transfertën e mesjavës përballë Lazios.
Sfida e parë për Atletico Madrid në fazën e grupeve në Champions League. Me “El Cholon” që rikthehet në “Olimpico” kundër tifozëve të tij të vjetër.
