Ciro Immobile ndalet sërish. Në ndeshjen e fituar në fushën e Napolit, sulmuesi i Lazios ka pësuar një problem në kofshën e majtë dhe të dielën ka pasur edhe dhimbje në kyçin e këmbës.
“Bomberi” bardhekaltër ka qëndruar në palestër, për rrjedhojë ka munguar në stërvitje me skuadrën.
Lexo edhe:
- Nis “gjuetia” për titullin e tretë, Verstappen dominon në Bahrein. Zhgënjen Leclerc, befason Alonso
- VIDEO/ “Tërmet 7 ballësh” në Anfield, Liverpool turpëron keq Manchester United
- Në stol për 90 minuta, Inzaghi: Asllani duhet të punojë dhe të stërvitet!
- Ish-mbrojtësi i United kundër Bruno Fernandes: Vetëm ankohet në fushë, jam lodhur me atë
Në mëngjes ai iu nënshtrua analizave, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së parë në kofshën së majtë.
Immobile do të humbasë ndeshjen e së martës kundër AZ Alkmaarit, e para e raundit të 1/8-ave të Conference League-s dhe me shumë mundës edhe derbin kundër Romës më 19 mars.
Sipas raportimeve që vijnë nga klubi i Lazios, në fakt, vetëm në ditën në vijim do të mund të përcaktohet më saktë koha e rikuperimit për 33-vjeçarin.
