Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dëmtim muskulor për Hazard, ja kur pritet rikthimi në fushë

Aventura e Eden Hazard te Reali i Madridit po rezulton vërtetë e pafat, pasi dëmtimet e vazhdueshme e kanë lënë më tepër në infermieri sesa në fushë dhe kjo shpjegohet edhe me numrin e paktë të ndeshjeve që ka luajtur me fanellën e “Los Blancos”.

Ditën e sotme fantazisti belg kreu vizitat mjekësore për dëmtimin më të fundit dhe u konstatua një problem muskulor, ndërsa në një deklaratë të shpërndarë për mediat, klubi madrilen thekson se afatet e rikuperimit nuk janë të parashikueshme ende.

Megjithatë në Spanjë janë të sigurt që Hazard nuk do të mund të kthehet në fushën e lojës më herët sesa fillimi i muajit nëntor, duke komplikuar edhe më shumë situatën për kampionët e Spanjës, që ndonëse shpenzuan “një thes me para” për belgun, nuk po e shijojnë performancën e tij në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...