Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Dëmtimet i kthehen në makth, Roma bën tre zëvendësime të detyruara në pjesën e parë

E pabesueshme ajo që i ndodhi Romës në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë ndaj Manchester United në “Old Trafford”, pasi u detyrua të bëjë tre zëvendësime brenda 37 minutave të para.

Që në minutën e tretë ishte mesfushori francez Jordan Veretout që u ndal për një problem muskulor në kofshën e djathtë dhe ndonëse provoi të rikthehej në fushë, nuk ia doli duke i lënë vendin spanjollit Villar.

Në minutën e 25-të ishte portieri Pau Lopez, që pasi bëri një pritje të bukur ndaj Pogba, ra keq dhe dëmtoi shpatullën, ndaj u detyrua t’i lërë vendin Mirantes, i cili shënoi kështu edhe debutimin në Europa League.

Megjithatë makthi nuk përfundoi këtu, pasi në minutën e 37’ ishte anësori Leonardo Spinnazzola që la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi dhe në vendin e tij u aktivizua braziliani Bruno Peres.

Kjo është hera e parë në historinë e Europa Leagues që një skuadër bën tre zëvendësime të detyruara brenda pjesës së parë, ndërsa Roma konsumoi ndalesat për ndryshime që në 45-minutëshin e parë, duke i hequr mundësinë Fonsecës të freskojë ekipin në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...