Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dëmtimet mbajnë të hapur merkaton, ja planet e drejtuesve të Juves

Të paktën deri më tani Juventus po tregon se në Itali nuk ka rivalë. Pavarësisht mungesave të titullarëve që mund të ketë në formacion, bardhezinjtë kanë një potencial teknik të atillë që nuk ka nevojë të sforcohet edhe aq shumë për të arritur titullin kampion. Në çdo repart kjo skuadër ka nga një lider.

Nëse në kampionat gjërat janë të thjeshta, në Champions paraqitet një tjetër panoramë. Për ta përballuar ngarkesën dhe vështirësitë që paraqet ky kompeticion nevojitet një ekip që gëzon formë shumë të mirë fizike.

Në “Olimpico” kundër Lazios janë ndezur sirenat e alarmit. Shkak është bërë dëmtimi në pjesën e kaviljes të Leonardo Bonucit. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit bardhezi të vihen menjëherë në lëvizje në këto pak ditë që kanë mbetur nga fundi i merkatos dimërore.

Në kampin torinez të gjithë shpresojnë që dëmtimi i mbrojtësit të mos jetë i rëndë, por në rast të kundërt, atëherë parashikohet që Bonucci të qëndrojë për disa kohë jashtë fushës së blertë.

Benatia është drejt largimit, ndërsa Barzagli dhe Rugani nuk ofrojnë garanci, ndaj kjo bën që drejtuesit të vihen në lëvizje, me Garay dhe Christensen që janë dy alternativa që po shqyrtohen.

Pa Pjaniç në mesfushë, bardhezinjtë vuajnë shumë dhe shpesh humbasin orientimin, ndërsa Khedira përgjatë sezonit aktual ka dhënë shumë pak e për më tepër që edhe gjermani është i dëmtuar.

Dy arsye të tjera që ndoshta mund të përshpejtojnë tratativat për të transferuar Aron Ramsey, jo në verë atëherë kur pritet edhe të ndodhë kalimi, por në këto ditë të fundit të dritares së transferimeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...