Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtimet penalizojnë skuadrën e Bundesligës, në fushë me portierin e pestë

Dëmtimet janë pjesë e lojës në botën e futbollit dhe në këtë aspekt trajnerët e skuadrave shpresojnë ta kenë gjithnjë fatin në krahun e tyre për të pasur mundësi të plotë zgjedhjeje. Por, nuk ka qenë ky rasti i Hertha Berlin dhe teknikut Tayfun Korkut.

Klubi gjerman është detyruar që në ndeshjen e fundit të Bundesligës të zbresë në fushë me portierin e pestë, një djalosh i datëlindjes 2001. Fjala është për Marcel Lotka i cili në fakt është portieri numër një i skuadrës së dytë berlineze që militon në kategorinë e katërt gjermane. Trajneri i Herthës, Korkut ishte i detyruar t’i besonte Lotkës në sfidën e humbur 3-0 ndaj Leipzig, pasi të katërt portierët e ekipit të parë ishin të dëmtuar ndërsa një prej tyre ishte i infektuar me COVID-19.

Titullari Alexander Schwolow ishte me koronavirus, i dyti Oliver Christiansen pati probleme muskulore, portieri tjetër Rune Jarstein ka operuar gjurin, ndërsa portieri i katërt Nils-Jonathan Korber ishte ulur në stol për shkak të një problem në gju. Një situatë alarmante për Herthën dhe trajnerin Korkut, i cili në ndeshjen e radhës shpreson të rikuperojë një nga portierët e sipërpërmendur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...