Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Dëmtimet, sjellja dhe performanca e dobët/ PSG lodhet me Neymar, braziliani në treg

Nasser Al-Khelaifi duket se është lodhur me Neymar, i cili në pesë vite që është pjesë e parisienëve ka dështuar të përmbushë pritshmëritë dhe nuk ka mundur të kontribuojë në objektivin e klubit për të triumfuar në Europë.

Sheiku i francezëve ka dalë në përfundimin se braziliani paguhet më shumë se ajo se çfarë ofron në fushën e lojës, pa harruar në këtë mes edhe dëmtimet e shpeshta, raportin jo shumë të mirë me shokët e skuadrës apo edhe problemet jashtë fushe ku shpeshherë sulmuesi përfshihet.

Ndaj, PSG do ta nxjerrë në treg Neymar dhe merkaton e ardhshme 30-vjeçari do t’i ofrohet klubit që mbush më së shumti arkën e kryeqytetasve. Megjithatë, është e vështirë që PSG të rikuperojë 222 milionë eurot e shpenzuara për Neymar në vitin 2017, teksa pretendojnë minimalisht 100 milionë euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...