Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dëmtimi i Alban Hoxhës, ja kur pritet të rikthehet ne fushë

Tre javë është koha e rikuperimit të kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha. Pas largimit të frikës për një ndërhyrje eventuale në gjurin e dëmtuar, mjekët kanë përcaktuar dhe kohën e rikuperimit të portierit që ka “kyçur” portën prej 7 ndeshjesh në Kategorinë Superiore dhe mund të tentojë të thyejë rekordin prej 1084 minutash pa pësuar gol, të vendosur nga ai vetë në sezonin 2014-2015.

Alban Hoxha do të jetë në fushë pas 3 apo maksimumi 4 javësh, çka do të thotë se humbet me siguri edhe ndeshjen e 28 tetorit me Skënderbeun. Nga kampi i kuq ndërkohë vjen dhe një tjetër risi e rëndësishme, pasi skuadra ka vendosur tanimë t’i drejtohet Elbasanit, një destinacioni fatsjellës jo vetëm një apo dy ditë para sfidave të rëndësishme.

Trajneri Skënder Gega bashkë me stafin kanë zgjedhur këtë destinacion edhe për këtë të mërkurë, për arsyen e thjeshtë se në Elbasan skuadra ka mundësinë të stërvitet në terren me bar natyral. Lëndimi i Atandës i ka bërë drejtuesit të mendojnë për të zgjedhur në vazhdimësi Elbasanin, pasi terrenet me bar artificial në kryeqytet konsiderohen si shkaku kryesor për dëmtimet e lojtarëve, ndaj dhe duke dashur t’i evitojnë në maksimum.

Në klub kanë menduar që është më mirë të sakrifikohet paksa me një udhëtim më të gjatë drejt kompleksit privat në Elbasan, se sa destinacioni i zakonshëm i Pezë Helmësit në kryeqytet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...