Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dëmtimi i Bonaventurës, Gattuso merr një tjetër lajm të keq

Stafi mjekësor i Milanit ka marrë vendimin final në lidhje me dëmtimin e mesfushorit Giacomo Bonaventura, teksa bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale, të cilës lojtari do të duhet t’i nënshtrohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Fantazisti i kuqezinjve vuan prej 4 vitesh nga një problem në gjurin e djathtë, ndërsa këtë herë është e pamundur që të rikthehet pa ndihmën e një operacioni, i cili me shumë gjasa do t’u besohet dy mjekëve amerikanë, që operuan edhe Zlatan Ibrahimoviçin.

Gjithsesi lajmi më i keq për tifozët e Milanit, por edhe trajnerin Gattuso, është se futbollisti ka humbur tashmë sezonin, pasi duke parë vështirësinë e operacionit, duhen 6-8 muaj kohë, për t’u rikuperuar plotësisht.

Bonaventura është një nga shumë të dëmtuarit në shtëpinë kuqezi gjatë këtyre javëve, ndërsa në infermieri kanë mbetur për kohë të gjata edhe futbollistë si Conti, Biglia, Romagnoli, Musacchio, etj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...