Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Dëmtimi i Brojës, Chelsea jep detaje mbi gjendjen e shqiptarit

Klubi i Chelsea-t ka reaguar për dëmtimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Ashtu siç raportoi “SuperSport.al” dy ditë më parë, në një publikim në faqen zyrtare “blutë” e Londrës kanë konfirmuar se shqiptari ka këputur ligamentin dhe si pasojë do të humbasë pjesën e mbetur të sezonin 2022-2023.

“Pasi pësoi një dëmtim në gju gjatë pjesës së parë të miqësores të së dielës kundër Aston Villa, Armando iu nënshtrua një vlerësimi të mëtejshëm pas kthimit të klubit në Angli.

Rezultatet e skanimit kanë konfirmuar për fat të keq një këputje të ligamentit dhe për këtë arsye do ët zhvillojë një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas operacionit, Armando do të punojë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.”-njofton Chelsea.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...