Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtimi i Coman, Bayerni refuzon Draxlerin si zëvendësues

Dëmtimi i rëndë i sulmuesit anësor të Bayernit, Coman, hapi skenarë të rinj merkatoje në Gjermani dhe Francë, me PSG-në që u ofroi bavarezëve Julian Draxlerin, në këto ditë të fundit të merkatos.

Gjithsesi gjigantët gjermanë refuzuan menjëherë, duke komunikuar zyrtarisht nëpërmjet zyrtarit të tyre, Ulie Hoennes, se nuk do të marrin asnjë lojtar tjetër për të zëvendësuar francezin Coman.

“Na vjen shumë keq për dëmtimin e Coman, pasi është një djalosh i shkëlqyer. Gjithsesi lojtari ka të gjithë mbështetjen e klubit. Do ta presim të rikthehet dhe nuk do gjejmë asnjë zëvendësues për të”, deklaroi Hoennes.

Nga ana tjetër, gjermani Julian Draxler ka dalë jashtë planeve të trajnerit Thomas Tuchel dhe tashmë “u ka mbetur në derë” parizienëve, që nuk po gjejnë një destinacion të ri për të .

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...