Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dëmtimi i Dybalas shqetëson Juven, mund të mungojë ndaj Genoas

Te Juventusi janë të shqetësuar, por sigurisht jo në alarm, për gjendjen fizike të Paulo Dybalas. Sulmuesi argjentinas, i aktivizuar titullar në miqësoren ndaj Brazilit në krah të Mauro Icardit, u zëvendësua në minutën e 59-të për arsye dëmtimi. Futbollisti i Juventusit është parë në pankinë me dy qese akulli nën dhe mbi gju. Edhe pse situata nuk paraqitet alarmante, stafi mjekësor i Juventusit do të kryejë ekzaminimet e nevojshme sapo sulmuesi të kthehet nga Arabia Saudite, ku u zhvillua takimi mes dy ekipeve me të mira amerikano-jugore.

Dybala vazhdon të mos ketë fat kur i bashkohet kombëtares. Edhe pse kishte në krah në sulm Icardin dhe Angel Correan, gjatë thuajse një ore që qëndroi në fushë arriti të gjuante vetëm një herë direkt portës së mbrojtur nga Alisson. Goditja e tij e dënimit përfundoi ngjitur me kryqëzimin e shtyllës me traversën. Në Argjentinë nuk kanë munguar kritikat ndaj tij për faktin se ende nuk ka shënuar me përfaqësuesen në 16 ndeshje gjithsej. Në 9 raste është aktivizuar titullar dhe në vetëm dy takime nuk është zëvendësuar. Në total 752 minuta pa e gjetur rrugën e rrjetës.

Problemi në gju me shumë mundësi do ta detyrojë Dybalan të mungojë në takimin me Genoan në Torino. Allegri pritet të rreshtojë në vijën e parë treshen Ronaldo-Mandzukic-Douglas Costa.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...