Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Dëmtimi i Eriksen rikthen United në merkato, ja alternativat

Christian Eriksen pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të Manchester United ndaj Reading, një dëmtim që pas analizave u kontastua se ishte më i rëndë nga sa mendohej. Danezi ka probleme në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë së pakti deri në fundin e muajit prill, por që në klubin anglez janë përgatitur edhe për një mungesë më të gjatë.

Kjo e papritur detyron drejtuesit e Manchester United të rikthehen në merkato pasi kërkojnë ta zëvendësojnë me patjetër Eriksen. Një alternativë është Yannick Carrasco. Ky i fundit është një lojtar që e ka humbur statusin e titullarit tek Atletico Madrid dhe spanjollët janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet në orët e fundit të merkatos.

Megjithatë, trajneri Erik ten Hag ende nuk është i bindur dhe do të presë deri në fund për një tjetër opsion. Tekniku holandez theksoi se është mjaft e vështirë të transferohen lojtarë në orët e fundit të merkatos, me kohën që tashmë shkon tërësisht kundër interesit të anglezëve.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...