Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dëmtimi i Esat Malës, Vllaznia jep informacione mbi kohën e rikuperimit

Dëmtimi i Esat Malës
Dëmtimi i Esat Malës

Dëmtimi i Esat Malës ka tronditur jo pak ambientin te Vllaznia. Sulmuesi anësor nga Prizreni ishte padyshim nga më të mirët te kuqeblutë, por një rrëzim në minutat e fundit ndaj Partizanit, bëri që të dilte me ndihmën e barelës.

Dy ditët e fundit është folur shumë në lidhje me dëmtimin e tij, teksa pasditen e sotme ka reaguar vetë klubi kuqeblu, duke dhënë më shumë detaje për rikuperimin.

Vllaznia njofton se Mala theu klavikulën gjatë rrëzimit dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për rikuperimin. Sulmuesi anësor pritet të nisë aktivitetin e lehtë fizik vetëm në fund të muajit, teksa për rikuperimin e plotë do të duhen 6-8 javë.

LEXO EDHE:

Thënë ndryshe, në rastin më të mirë, Mala do të jetë në fushë më 6 maj në transfertën ndaj Kastriotit dhe do të jap kontributin për tri sfidat e fundit të kampiontit.
Me dëmtimin e Malës, shkodranët humbin jo pak në një fazë vendimtare të sezonit, megjithatë shpresat janë te Liridon Latifi, që duket se është rikuperuar plotësisht dhe është gati të japë kontributin në fushë.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...