Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dëmtimi i Handanovic serioz, Interi afron Emiliano Vivianon

Dëmtimi i Samir Handanovic është më i rëndë nga sa parashikohej dhe vështirë se kapiteni i Interit do të jetë i gatshëm për të luajtur përpara sfidës ndaj Juventusit në muajin mars. Për këtë arsye klubi zikaltër në emergjencë për portën ka hyrë menjëherë në merkato duke afruar një ish që në të shkuarën edhe pse ishte blerë nga Interi nuk u aktivizua në asnjë takim. Bëhet fjalë për Emiliano Vivianon i cili pasditen e kësaj të hëne ka kryer vizitat mjekësore me klubin zikaltër dhe për të Interi ka gati një kontratë disa mujore deri në fund të këtij sezoni me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Aktualisht Viviano është një lojtar pa kontratë që kur mbylli eksperiencën me Sportingun e Lisbonës 25 shtatorin e kaluar. Daniele Padelli nuk ofron siguri dhe këtë e tregoi edhe në derbin e Madoninës ndaj Milanit, ndërkohë që në mungesë të Handanovic, Interi nuk ka as një alternativë të vlefshme për ish-portierin e Torinos pasi portieri i 3-të Berni dhe djali i Dejan Stankovic që luan për skuadrën e të rinjëve Filip Stankovic nuk bindin. Kjo është arsyeja e afrimit të Vivianos i cili gjithsesi përpara se të firmosë do të testohet nëse gati për të luajtur nga stafi teknik i klubit zikaltër. Nëse Handanovic do të ishte dëmtuar në janar atëherë Interi do të kishte bërë të mundur rikthimin në shtëpi të rumunit të talentuar Ionut Radu i cili u huazua te Parma.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...