Serie A

Dëmtimi i Higuainit, në dyshim për ndeshjen ndaj Juves

Problemet fizike ngrenë një pikëpyetje të madhe për Gonzalo Higuainin. A do të jetë gati “El Pipita” për sfidën kundër Juventusit? Argjentinasi në takimin me Udinesen u largua nga fusha pas shqetësimeve që ndiente në pjesën e shpinës dhe, me sa duket, këto shqetësime, të paktën deri më tani, bëjnë që Higuain të mos jetë i gatshëm kundër Real Betisit në Europa League. Stafi mjekësor i kuqezinjve tashmë kërkon që sulmuesi të trajtohet me kujdes dhe po bëhet e pamundura që argjentinasi të kthehet pikërisht për supersfidën kundër Juventusit.

Higuain është paraqitur në Milanello, por nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, duke iu nënshtruar një terapie të veçantë. Për momentin, mediat italiane raportojnë se sulmuesi do të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Spanjës, edhe pse dëmtimi kërkon kujdes maksimal.

Kjo nuk është hera e parë që Gonzalo Higuain pëson një dëmtim të tillë. Edhe gjatë kohës kur ka qenë pjesë e Realit e ka parë veten përpara të njëjtës situatë dhe për një kohë të gjatë ai qëndroi larg fushës së blertë. Tek kuqezinjtë shpresojnë që lojtari të mos ketë të njëjtin problem. Për momentin një gjë është e sigurt: ndaj Betisit, Higuan me shumë mundësi nuk do të aktivizohet, teksa shpresat për të qenë gati kundër bardhezinvje ekzistojnë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top