Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Dëmtimi i Maignan, rezonanca identifikon problemin e portierit francez

Nuk ka dëmtim për Maignan. Tifozët e Milanit mund të marrin frymë lirisht për portierin që la fushën në pjesën e dytë ndaj Newcastle. Ishte në lidhje me të pjesa më e rëndësishme e buletinit mjekësor të shpërndarë paraditen e së mërkurës nga klubi ku sqaronte gjendjen e Maignan.

Është e vërtetë që ka një problem, por nuk bëhet fjalë për asgjë të rëndë teksa në komunikatën e Milan shkruhet: “Mike Maignan, gjatë ndeshjes së djeshme pësoi një lëndim në muskujt e kofshës së majtë. Rezonanca magnetike e kryer këtë mëngjes përjashtoi dëmtimet. Evolucioni klinik do të monitorohet ditë pas dite”.

Lexoni edhe:

Fjalë që përcojnë optimizëm, pasi nëse lexon mes radhëve të komunikatës kupton se mungesa e një date të saktë për tikthimin në fushë do të thotë se do të monitorohet ditë pas ditë dhe pasi të ketë kaluar një kohë e caktuar për të kaluar ngarkesën muskulore, cdo ditë mund të jetë e duhura për t’u rikthyer në stërvitje me grupin.

Mike Maignan gjithsesi mund t’i humbasë disa ndeshje, atë me Veronën të shtunën pasdite dhe ndaj Kaljarit të mërkurën e ardhshme, për t’u rikthyer në dispozicion të shtunën e 30 shtatorit përballë Lazios. Natyrisht duke qenë se bëhet fjalë për një monitorim të përditshëm, kjo është vetëm një hipotezë edhe pse më e mundshmja.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...