Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Dëmtimi i Neymarit, shpërthen babai: Arbitrat po inkurajojnë dhunën

Neymar pritet shumë shpejt t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të zbuluar shkallën e dëmtimit që pësoi në humbjen 0-1 të PSG-së ndaj Lyonit. Dyshohet se braziliani ka frakturë në kyçin e këmbës. “Ylli” i “Seleçaos” u largua me barelë nga fusha dhe me lot në sy, çka shtoi frikën për një dëmtim serioz.

Për këtë episod ka reaguar menjëherë në Instagram, babai i Neymarit, duke akuzuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes.

“Arbitrat po inkurajojnë dhunën. Dreqi e mori, deri kur? Kemi folur shumë për këtë lojë të dhunshme në futboll! Pse të mos ndaloni menjëherë, në faullin e parë? Pse duhet pritur i shtati, i teti apo i nënti? A duhet të shikojmë VAR-in për kuptuar që është për karton të kuq dhe dëbim nga fusha? A na duhet VAR-i që të vërejmë një ndërhyrje të dhunshme si kjo? Një lojtar ndërhyn në mënyrë të papërgjegjshme, të dhunshme, anash, kalon hapësirën fizike të një tjetri, madje pa i dhënë një mundësi mbrojtjeje. Me këtë ne ushqejmë këta lloj lojtarësh. Është futbolli ai që humbet. Deri kur do të fajësohet viktima? Ne duhet të vlerësojmë se kush kontrollon topin, kush ka mundësi të mbrohet … Çfarë të bëjmë?!”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...