Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas përplasjes së tmerrshme të ndodhur në ndeshjen Egnatia-Tirana, mes Klevi Qefalias dhe lojtari të rrogozhinasve, Hamzat, nga ku u 18-vjeçari mbeti në fushë i gjakosur dhe pa ndjenja.
Në një postim në rrjetet sociale, Duke thekson se Qefalia është në gjendje të stabilizuar dhe ka kaluar rrezikun, ndërsa më tej shton se shëndeti i lojtarëve është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.
“Jam interesuar personalisht nga pasditja e djeshme deri më tani për gjendjen shëndetësore të futbollistit 18-vjeçar të KF Tirana, Klevi Qefalija, pas dëmtimit të rëndë në ndeshjen me Egnatian në javën e dytë të Abissnet Superiore.
Jam i lumtur që futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore duke kaluar rrezikun. Shpresoj dhe uroj që të kthehet sa më parë pranë familjes dhe në gjirin e skuadrës.🙏
☑️ Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë stafin e doktorëve dhe fizioterapistëve të KF Tiranës për vetëdijen, durimin dhe profesionalizmin e treguar në momentin e parë të ndërhyrjes në fushë, duke i shpëtuar jetën futbollistit.
🤝 Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin e doktorëve në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrjen dhe reagimin e shpejtë duke siguruar ecurinë pozitive për shëndetin e lojtarit.
✔️ Duke qenë se jemi në fillim të kampionatit përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje të gjitha klubeve të çdo niveli, që nga kategoria “Abissnet Superiore” e deri te kampionatet e moshave, që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha rregulloret e FSHF-së për organizimin e ndeshjeve.
🔝 Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e futbollistëve.”-shkruan Duka.
