Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Dëmtimi i rëndë, Kumbulla nuk dorëzohet: Rikthehem më i fortë

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen Roma-Milan. Qendërmbrojtësi i kombëtares ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

23-vjeçari ka humbur dy takimet e muajit qershor: Shqipëri-Moldavi dhe Ishujt Faroe-Shqipëri. Kumbulla rrezikon edhe pjesëmarrjen në transfertën ndaj Çekisë (7 shtator).

Lexo edhe: 

Lojtari shqiptar ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku thekson se do të rikthehet më i fortë se më parë.

Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer, do të më duhet kohë për t’u shëruar.

Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Daje Roma!”, shkruan romanisti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...