Dalin rezultatet e testeve instrumentale, të cilave iu nënshtrua Amir Rrahmani, pas problemit të pësuar ndaj Bragës, që e detyroi të largohej nga fusha pas vetëm 13 minutash lojë.
Mbrojtësi kosovar në fakt pësoi një lëndim të shkallës së ulët në muskulin gjysmëmembranoz të kofshës së majtë.
Më poshtë njoftimi për shtyp i klubit kampion italian:
“Rrahmani iu nënshtrua testeve instrumentale të cilat evidentuan një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Mbrojtësi ka nisur procesin e rehabilitimit”.
Lexo edhe:
- Rekord në renditjen FIFA, Shqipëria e para në botë për pikët e fituara në shtator!
- VIDEO/ Muçi-show në Varshavë, dopietë spektakolare në fitoren ndaj Aston Villës
- Gafa e radhës, Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin
- VIDEO/ EMOCIONUESE, 30 mijë polakë thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit
Kur kthehet Rrahmani?
Pas problemit muskulor që shfaqi në ndeshjen e Championsit, Rrahmani pritet të mungojë për rreth një muaj. Rikthimi i tij mendohet të ndodhë pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve (në mes të tetorit).
Rudi Garcia humbet një nga qendërmbrojtësit e tij titullarë, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës një element shumë të rëndësishëm për ndeshjet e tetorit (12 dhe 15), me Andorrën në transfertë dhe me Izraelin në “Fadil Vokrri”.
