Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dëmtimi kundër Sociedad, ylli i Real Madrid rrezikon duelin me Interin

Real Madrid iu fal golave të Vinicius Junior dhe Luka Jovic për të thyer 0-2 Real Sociedad dhe për të siguruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat. Ekipi i Carlo Ancelottit po kalon një formë shumë të mirë dhe kryeson La Liga-n me 8 pikë më shumë se Sevilla, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Vetëm 17 minuta zgjati ndeshja për Karim Benzema, golashënuesin më të mirë të kampionatit iberik me 12 gola deri tani. Sulmuesi francez pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe i la vendin serbit Jovic.

34-vjeçari (i mbush pas dy javësh) i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe rrezikon aktivizimin në duelin e Champions League kundër Interit, që do të luhet të martën (7 dhjetor) në “Santiago Bernabeu”.

Të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin më tej, por do të përballen mes tyre për vendin e parë në grupin D, me Realin (12) që kryeson me dy pikë më shumë se Interi (10).

Benzema do të kryejë disa teste ditën e nesërme për të mësuar më saktësisht kohën që do të qëndrojë jashtë. Reali luan derbin me Atletico Madrid pas duelit me kampionët e Italisë dhe Ancelotti shpreson ta ketë të gatshëm yllin e ekipit kundër kampionëve në fuqi të Spanjës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...