Kombëtare

Dëmtimi ndaj Iranit fatal për mbrojtësin e Barcelonës, i duhet të operohet, humbet Botërorin

Mbrojtësi Ronald Araujo do ta arkivojë si një kujtim tejet të hidhur miqësoren e kombëtares së tij, Uruguajit, ndaj Iranit. Futbollisti i Barcelonës pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë, kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë, ndërsa menjëherë frika ishte e madhe teksa pritej një mungesë disajavore për Araujon.

Megjithatë, ky opsion së fundmi po humbet kuota pasi 23-vjeçari t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe do të humbasë pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit me Uruguajin. Koha e rikuperimit do të është nga dy deri tre muaj, duke e bërë të pamundur prezencën e tij në Kupën e Botës.

Sigurisht, një lajm tejet i keq për përfaqësuesen amerikano-latine, duke qenë se Araujo konsiderohet një titullar, ndërsa në këtë mes e pëson edhe Barcelona me trajnerin Xavi Hernandez që e preferonte shumë shtatlartin, pasi ofronte siguri në qendër të mbrojtjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency