Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtimi në stërvitje, titullari i Bayernit humbet duelet çerekfinale

Vazhdojnë problemet fizike te Bayern Munchen. Ndërkohë që Leon Goretzka ka lënë pas shqetësimet fizike dhe është rikthyer në stërvitje me ekipin pas rreth 100 ditëve mungesë, Julian Nagelsmann ka humbur shërbimet e një tjetër titullari.

Niklas Sule ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë në stërvitje. Qendërmbrojtësi do të qëndrojë jashtë fushave rreth 4 javë, duke humbur në këtë mënyrë dy takimet çerekfinale në Champions League.

26-vjeçari shpreson të jetë gati për takimin e rëndësishëm për titullin kampion, atë ndaj Dortmundit (23 prill), që do të jetë edhe skuadra ku do të vazhdojë karrierën duke nisur prej datës 1 korrik.

Bayern Munchen luan përballë Union Berlin sfidën e radhës në Bundesliga (+4 me Dortmundin) dhe Nagelsmann pritet ta zëvendësojë Sulen me Upamecanon, me treshën e prapavijës që do të jetë e gjitha franceze bashkë me Lucas Hernandez dhe Pavard.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...