Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dëmtimi nuk është serioz, Nainggolan rikthehet pas 2 javësh!

Nuk është aq i rëndë saç u tha në fillim dëmtimi i Radja Nainggolan. Mesfushori belg i Interit mund të rikthehet në fushë pas 2 javësh pikërisht në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në grupin B të Champions League që do të zhvillohet në 6 nëntor. Edhe pse klubi zikaltër doli me një komunikatë ditën e hënë ku bëri me dije se dëmtimi i Nainggolan në derbin ndaj Milanit do të monitorohet javë pas jave duke lënë të kuptohet se futbollisti me origjinë indoneziane do të mungojë gjatë, sot mediat italiane japin lajmin e mirë për të gjithë tifozët zikaltër. 30-vjeçari ka marrë vetëm një goditje në kavilje dhe me shumë gjasa do të humbasë vetëm 3 ndeshjet e ardhshme të Interit, duelin ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe takimet e kampionatit me Lazion e Genoan për të qenë gati për duelin e 6 nëntorit ndaj Barçës në San Siro. Një lajm i shkëlqyer ky për trajnerin Luciano Spalletti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...