Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Dëmtimi, titullari i Milanit humbet duelin me Dortmundin

Ruben Loftus-Cheek u dëmtua gjatë sfidës me Lazion, të cilën Milani e fitoi 2-0 falë golave të Pulisic dhe Okafor.

Mesfushori anglez u detyra të largohej nga fusha pas gjysmë ore lojë, me trajnerin Pioli që e zëvendësoi me Musah.

Loftus-Cheek i është nënshtruar kontrolleve mjekësore për të vlerësuar shkallën e problemit muskulor që pësoi përballë bardhekaltërve.

Lexoni edhe:

27-vjeçari ka një tendosje të lehtë muskulore mbi zonën pubike dhe abdominalet. dhe për pasojë nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Champions League me Borussia Dortmund.

Një lëndim që nuk krijon probleme, me Loftus-Cheek që do të mungojë në duelin e rëndësishëm kundër nënkampionëve të Gjermanisë. Sfidë që zhvillohet të mërkurën në “Signal Iduna Park” (21:00).

Gjendja e mesfushorit, një nga afrimet e kuqezinjve gjatë merkatos së verës, do të monitorohet çdo ditë, teksa Pioli shpreson ta ketë të gatshëm për takimin e fundjavës në Serie A kundër Genoas në transfertë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...