Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dëmtohet belgu De Bruyne, humb gjysmëfinalet ndaj PSG-së

Kur ka mbetur diçka me tepër se një muaj nga fundi i sezonit, një lajm i hidhur ka ardhur për Manchester City-n. Gjatë gjysmëfinales së FA Cup, ku “citenz” u përballen me Chelsean, me këta të fundit që u kualifikuan, Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim gjatë përplasjes me Ngolo kante.

Dëmtimi duket i rëndë, teksa nuk dihet për sa kohë belgu do të qëndrojë jashtë fushës së blertë, por me shumë mundësi do të jenë disa ndeshje në të cilat ai s’do mund të ndihmojë skuadrën e tij.

Kalendari për Manchester City rezervon një sërë përballjesh, duke nisur që nga e mërkura ku do të përballet me Aston Villën, ndeshje që ekipi i Guardiolës kërkon ta fitojë për të ruajtur distancën prej 8 pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester United dhe më pas të dielën kryesuesit e Premier Leagues do të sfidojnë në finalen e Kupës së Ligës, Tottenhamin.

Tre ditë më pas do të duelojnë me PSG në gjysmëfinalen e Champions League e më pas sërish në kampionat kundër Crystal Palace. E për ta mbyllur ndeshja e kthimit sërish ne Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së. Guardiola shpreson që De Bruyne autor i 8 golave në kampionat dhe 16 asisteve në një total prej 35 sfidash, të rikthehet me shpejt se parashikimet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...