Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Dëmtohet Calhanoglu, në Champions vjen momenti i Asllanit

Dëmtohet Calhanoglu, në Champions vjen momenti i Asllanit
Dëmtohet Calhanoglu, në Champions vjen momenti i Asllanit

Kristjan Asllani ndez motorët për të luajtur titullar në Champions League. Mesfushori turk Hakan Calhanoglu është dëmtuar dhe nuk do të luajë në transfertën baske ndaj Real Sociedad, duke u hapur udhë aktivizimit të 22-vjeçarit shqiptar si titullar.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate, ku sqaron se futbollisti turk ka ndjerë një lodhje në aduktorë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit për transfertën spanjolle, e planifikuar për t’u zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

Mungesa e Calhanoglu u shtohet atyre të Cuadrados i dëmtuar dhe Sensit, që nuk është federuar në listën e Champions, megjithatë kjo nuk pritet të përbëjë një problem për Inzaghin, që ka në dispozicion shumë futbollistë.

Duke iu referuar fjalëve të teknikut zikaltër ,se zëvendësuesi i Calhanoglu është Asllani dhe se beson shumë te ai, atëherë gjasat janë që të jetë pikërisht mesfushori i Kombëtares Shqiptare ai që do ta nisë nga minuta e parë sfidën ndaj Real Sociedad.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...