Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Dëmtohet Cikalleshi, humbet Spanjën e Italinë

Probleme për Christian Panuccin, Sokol Cikalleshi humbet dy ndeshjet e radhës me Shqipërinë, përballjen e 6 tetorit me Spanjën dhe atë të 3 ditëve më pas me Italinë. Vërtet i pafat sulmuesi kavajas që ishte ritkhyer me Kombëtaren pikërisht  këto ditë pasi u la jashtë për shkak të vonesës në grumbullimin e parë me Panuccin. Sulmuesi vuan një dëmtim që ka rezultuar më serioz nga sa pritej dhe do të lërë grumbullimin me Kombëtaren për t’ju drejtuar Turqisë, pasi do t’i duhet të kryejë ekzaminime më të detajuara mjekësore me stafin e klubit të tij Osmanlispor për rtë përcaktuar saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për rikuperimin.

Një telash më shumë për Panuccin që në këtë mënyrë pas Thomas Strakoshës humbet një tjetër element të cmuar për sa i përket repartit sulmues, duke qenë se për vetë karakteristikat e tij Cikalleshi ofronte mundësinë për të mbajtur skuadrën përpara ndërsa vinte në Kombëtare edhe pas golit të shënuar në fundjavën e kaluar në kampionatin turk. Aktualisht për sa i përket repartit të sulmit, trajneri italian ka në dispozicion vetëm Armando Sadikun dhe  Azdren Llullakun

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...