Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Dëmtohet edhe Petagna, Gattuso me ekip të përgjysmuar në Granada

Napoli po përgatitet për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës, të cilën do ta zhvillojë përballë Granadës në stadiumin “Nuevo Los Carmenes” të enjten në mbrëmje dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport.

Gjendja psikologjike në kampin napolitan është mjaft e mirë, pasi vijnë pas një triumfi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Juventusit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dëmtimet, që po shtohen çdo ditë e më shumë.

Kështu ditën e djeshme është ndalur sulmuesi Andrea Petagna, i cili është stërvitur i diferencuar në Castell Volturno dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Spanjës, ndërsa ekzaminimet paralajmërojnë për një mungesë më të gjatë.

Dëmtimi i sulmuesit shtatlartë italian ndez sinjalin e alarmit te Napoli, pasi më herët janë ndalur edhe dy sulmuesit e tjerë, Dries Mertens e Hirving Lozano, ndërsa aktualisht në sulm kanë mbetur vetëm Insigne, Politano e Osimhen, por me këtë të fundit akoma larg formës më të mirë.

Situatë e vështirë është edhe në prapavijë, pasi Gattuso do të udhëtojë drejt Spanjës pa pasur me veten dyshen titullare të qendrës së mbrojtjes Koulibaly-Manolas, i pari i prekur nga koronavirusi dhe tjetri i dëmtuar.

Në Spanjë nuk do të udhëtojnë as Ghoulam, gjithashtu i prekur nga koronavirusi, por edhe Hysaj, Ospina, Demme e Di Lorenzo, të cilët kanë probleme fizike, ndaj praktikisht zgjedhjet e Gattusos për të përballuar Granadën do të jenë të detyruara.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...