Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Dëmtohet mbrojtësi i Inter, frikë për Botërorin

Inter fitoi në transfertën e Bergamos ndaj Atalantës teksa i mposhti vendasit me rezultatin 2-3. Zikaltërit morën një trepikësh shumë të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit, por ankthi për Denzel Dumfries zëvendësoi festën. Mbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 72 për shkak të një dhimbje në gju ndërsa reagimi i tij duke vendosur duart në fytyrë si një shenjë dëshpërimi, shton frikën edhe tek Holanda.

Trajneri i “tulipanëve”, Louis Van Gaal e kishte emrin e Dumfries në listën për Kupën e Botës por tashmë teknikut 71-vjeçar i duhet të presë përgjigjet e analizave të cilat janë të vetmet që mund të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të 26-vjeçarit.

Kujtojmë se Holanda e nis rrugëtimin e saj në Botëror, të hënën e ardhshme ndaj Senegalit, teksa është shortuar në Grupin A, me organizatorët e Katarit dhe Ekuadorin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...