Ndryshim në listën e kombëtares së Francës. “Gjelat”, një ndër skuadrat e para kombëtare që siguroi kualifikimin në Euro 2024, mbyllin fushatën eliminatore në grupin B kundër Gjibraltarit në shtëpi (18) dhe Greqisë në Athinë (21).
Dider Deschamps ka humbur shërbimet e Eduardo Camavingas. 21-vjeçari i Real Madrid ka dëmtuar gjurin gjatë stërvitjes. Dhe është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren.
Lexo edhe:
- Trajneri i Moldavisë: Shqipëria është surpriza e grupit, por do i përgjigjemi me agresivitet
- VIDEO/ “Kombi përfaqësohet me zemër”, Sylvinho: Gjithmonë besoni te lojtarët
- Julen Guerrero: Mourinho është i mirë me lojtarët e rinj, djali im do marrë eksperiencë te Roma
- Grushti ndaj Baenas, Valverde: Nuk jam penduar, mbrojtja familjen
Mesfushori do t’i nënshtrohet skanimeve dhe testeve mjekësore në Valdebebas, kompleksin stërvitor të Realit, për të zbuluar shkallën e dëmtimit të tij.
Në vendin e Camavingas tekniku Deschamps ka ftuar Khephren Thuram, vëllanë e Marcus Thuram, sulmuesit të Interit.
22-vjeçari po zhvillon performanca fantastike me Nice në Ligue 1, skuadër që renditet në vendin e dytë. Me vetëm një pikë më pak se PSG kryesues.
Khephren Thuram debutoi me Francën në fitoren 4-0 kundër Holandës. Sfidë që u luajt gjatë muajit mars.
