Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dëmtohet Nainggolan, të Roma të shqetësuar para derbit me Lazion

Roma në alarm për Radja Nainggolan para derbit me Lazion. Federata Belge e Futbollit ka njoftuar se mesfushori ka patur shqetësime fizike gjatë stërvitjes me përfaqësuesen, cka e ka detyruar të braktisë skuadrën. Lojtari do t’u nënshtrohet testeve më të thelluara mjekësore, por duket e vështirë që ai të jetë gati për miqësoren me Meksikën.

Te Roma kanë frikë se Nainggolan do të kthehet i dëmtuar nga përfaqësuesja belge. Mbetet për t’u parë nëse lojtari do të aktvizohet në miqësoren tjetër me Japoninë, që Belgjika e ka programuar më datë 14 nëntor. Të “verdhekuqtë” janë me një vesh nga Belgjika, pasi nuk dëshirojnë të humbasin 29-vjecarin para derbit me Lazion, që do të zhvillohet më 18 nëntor.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...