Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dëmtohet një tjetër futbollist i City-t, Guardiola tashmë në telashe

Pas Kevin De Bruyne, një tjetër dëmtim ka tronditur ambientin e Manchester Cityt. Bëhet fjalë për portierin kilen, Claudio Bravo, i cili ka pësuar një problem në thembër dhe me shumë gjasa mund të ketë humbur sezonin.

Lajmi për dëmtimin e tij është konfirmuar fillimisht nga vetë Bravo dhe më pas edhe nga klubi i Manchesterit, ndërsa Pep Guardiola tashmë ndodhet në telashe.

Nëse për De Bruyne tha se nuk do të afrojë njeri tjetër, pasi ka një organikë të plotë, tashmë në portë ka mbetur vetëm me brazilianin Ederson dhe Daniel Grimshaw, me këtë të dytin që është portieri I të rinjve dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë, por vetëm është stërvitur.

Pikërisht për këtë arsye, Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të studiojnë të gjitha mundësitë për të sjellë një tjetër portier, që do të shërbejë si alternativë për brazilianin Ederson.

Por duke qenë se merkatoja në Premier League është mbyllur, mundësia e vetme që kanë tashmë në duar drejtuesit e klubit, është që të rikthejnë të riun malazez, Aro Muriç, të cilin e dhanë në huazim te NAC Breda për të fituar më shumë eksperiencë.

Opsioni tjetër është që të gjendet ndonjë portier pa kontratë dhe që mund të firmosë në çdo kohë, por duket se momentalisht nuk ka asnjë portier të lirë, që mund të jetë i gatshëm të ulet në stolin e Guardiolës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...