Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dëmtohet Raheem Sterling, do mungojë për disa javë

Dëmtohet Raheem Sterling dhe futbollisti i Manchester City-t do të mungojë për disa javë nga fushat e lojës. 25-vjeçari i cili u transferua në verën e vitit 2015 nga Liverpooli në radhët e “citizens” nuk do të jetë për disa javë në radhët e “Sky blues”, megjithëse për hir të së vërtetës asgjë specifike nuk është qartësuar në lidhje me dëmtimin e futbollistit të përfaqësueses angleze.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri i City-t Pep Guardiola, që konfirmoi se Raheem Sterling do të mungojë për disa javë për shkak të një tërheqjeje, të pësuar në duelin e fundit me Tottenham-in, në Londër, ku lojtari me origjinë xhamajkane u pa të linte fushën i dëmtuar, duke u zëvendësuar gjashtë minuta para përfundimit nga Bernardo Silva, takim ku “sky blues” ndonëse dominuan ndeshjen dhe madje shpërdoruan edhe një 11-metërsh në pjesën e parë me mesfushorin Ilkay Gundogan, përsëri dolën të mundur nga kryeqyteti, pasi “gjelat” realizuan dy herë në gjysmë orën e fundit të lojës, për të fituar sfidën me shifrat 2-0.

Vetë trajneri katalanas nuk saktësoi asgjë në lidhje me një rikthim të shpejtë të mundshëm të lojtarit të krahut dhe thjesht u mjaftua duke shtuar se do të nevojiten javë për një riaftësim të plotë të futbollistit, por se sa për momentin nuk dihet, deklaroi Guardiola. Kontrollet e mëtejshme mjekësore pas ndeshjes së ditës së diel në fakt konfirmuan një tërheqje të pësuar në këmbën e majtë. City ka patur një rënie të theksuar në rezultate krahasuar me sezonin e kaluar dhe kampionët në fuqi aktualisht kanë plot 22 pikë më pak në klasifikimin e përgjithshëm, kundrejt Liverpulit, që mund të fitojë trofeun e parë në historinë e Premier League-s që në muajin mars.

“Citizens” për momentin kanë 51 pikë pas 25 sfidave të para në kampionatin anglez, pra një mesatare 2 pikë për ndeshje dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të edicionit të kaluar “sky blues” kanë plot 8 pikë më pak në tabelën e renditjes në Premiership. Sezonin e kaluar Raheem Sterling ishte një ndër futbollistët më të mirë të City-t, teksa kontribuoi me 17 gola e 10 asist, ndërsa në edicionin e sivjetshëm numri 7 është aktivizuar në 23 nga 25 ndeshjet e zhvilluara në kampionat, duke ndihmuar ekipin me 11 gola dhe vetëm një asist, edhe këtë afërsisht katër muaj më herët në “Selhurst Park”, me një ekip kundërshtar si Crystal Palace.

Guardiola tha se një dëmtim i tillë përbën problem për formacionin e tij, por trajneri katalanas kujtoi se skuadra gjithsesi ka luajtur në sezonin e parë pa mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan, ndërsa këtë sezon ekipit i ka munguar gjithashtu edhe mbrojtësi Aymeric Laporte. Lajmi i mirë për klubin e Manchester City-t sidoqoftë është rikthimi në stërvitje i futbollistit tjetër gjerman Leroy Sane, që pësoi një dëmtim të rëndë që në takimin hapës të sezonit në “Wembley”, gjashtë muaj më parë në Community Shield, ku City fitoi Superkupën e Anglisë pasi mposhti Liverpulin pas gjuajtjes së 11-metërshave, sidoqoftë trajneri Guardiola e përfundoi fjalën e tij duke shtuar se gjithsesi futbollistit me origjinë senegaleze do t’i duhen disa javë për t’u përshtatur dhe fituar besimin e duhur, në mënyrë që të rikthehet për të kontribuar në fushë për “sky blues”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...