Shqipëria U21 vazhdon përgatitjet në Amiens nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, teksa nesër në mbrëmje do të përballen me Francën në një ndeshje që do të shërbejë edhe si një test përgatitor për duelin zyrtar për kualifikueset e Euro 2021 ndaj Austrisë.
Gjatë ditës së sotme ka lënë grumbullimin mesfushori Lindon Selahi, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë seancave stërvitore, ndërsa në vend të tij Bushi ka thirrur menjëherë futbollistin e Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti.
Kombëtarja U21 do të përballet nesër në orën 20:45 me Francën dhe më pas do të rikthehet në Shqipëri, për të pritur ndeshjen e radhës që do të jetë më 9 Shtator në “Niko Dovana” përballë përfaqësueses së Austrisë.