Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dëmtohet sulmuesi i Barcelonës, rrezikon supersfidën ndaj United

Barcelona bëri detyrën në Girona, fitoi 0-1 falë golit të Pedrit dhe vijon të kryesojë e vetme La Liga-n. Pedri realizoi golin e fitores për skuadrën katalanase, ndërkohë që Xavi ka humbur shërbimet e një titullari.

Osmane Dembele e nisi takimin si titullar, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26’ si pasojë e një tërheqjeje muskulore. Sulmuesi francez u ndal pas një sprinti.

Edhe pse tentoi të rikthehej në fushë, Dembele nuk ia doli dot dhe pjesën e mbetur të sfidës e ndoqi nga pankina. 25-vjeçari pritet të qëndrojë larg fushave për një periudhë 2-3 javore.

8 gola dhe 7 asiste në total numëron Dembele gjatë këtij sezoni. Ai do të humbasë duelet e kampionatit ndaj Betisit, Sevillas dhe Villarealit. Xavi shpreson ta ketë të gatshëm për duelin e Europa League ndaj Manchester United (16 shkurt).

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...