Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dëmtohet sulmuesi i Interit, rrezikon derbin dhe duelin me Bayernin

Interi u mposht 3-1 kundër Lazios në “Olimpico”, duke regjistruar humbjen e parë në kampionatin italian. Ekipi zikaltër zbret sërish në fushë të martën ndaj Cremoneses, sfidë në të cilën trajnerin Simone Inzaghi nuk do të ketë të gatshëm Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe rrezikon derbin e Milanos, i programuar për të shtunën e 3 shtatorit. Ndërkohë, katër ditë më vonë, nënkampionët e Italisë presin në “San Siro” Bayern Munchen (7 shtator), dueli i parë i fazës së grupeve në Champions League.

Ndaj Cremoneses pritet që përkrah Lautaro Martinez të aktivizohet njëri mes Joaquin Correas dhe Edin Dzekos. Lukaku u dëmtua gjatë seancës së fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes kundër Cremoneses. 29-vjeçar do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar kohën e rikuperimit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...