Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Dëmtoi futbollin dhe veten”, trajneri francez kritikon Emiliano Martinez

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez është shndërruar në personazhin më të përfolur në botën e futbollit duke qenë se festa e tij pas triumfit në Katar, ishte disi e ekzagjëruar duke qenë se e personalizoi atë kundër Mbappe. “Dibu” siç e thërrasin shokët e skuadrës e nisi që në dhomat e zhveshjes dëshirën për t’u tallur me Mbappe kur bëri thirrje për një minutë heshtje si pasojë e “vdekjes” së francezit teksa vijoi në Buenos Aires aty ku mori një kukull me fytyrën e sulmuesit.

Gjeste të cilat e kanë shndërruar në një personazh tejet të kritikuar ndërsa së fundmi, kritikave në lidhje me Martinez i shtohet edhe Patrick Viera. Aktualisht, trajneri i Crystal Palace dhe ish-futbollist i kombëtares franceze, Viera thekson se gjestet e Martinez dëmtojnë atë vetë por edhe futbollin.

“Shikojeni pak komentet që ka marrë Martinez pas Kupës së Botës, veprimet e tij kanë dëmtuar edhe botën e futbollit, por edhe atë vetë. Pashë fotot e Argjentinës kur u kthye në shtëpi dhe disa nga veprimet e tij bënë që edhe triumfi në Kupën e Botës të kalonte në plan të dytë, askush nuk besoj e kërkonte diçka të tillë. Është e vërtetë që ndonjëherë njerëzit nuk munden t’i kontrollojnë emocionet, por ajo që bëri Martinez ishte një “budallëk me brirë”, u shpreh Viera.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...