Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dëmtoi meniskun dhe braktisi turneun amerikan, zbulohet koha e rikuperimit për Guler

Talenti turk i Real Madrid, Arda Guler e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën me Real Madrid. Fantazisti dëmtoi meniskun e gjurit të djathtë teksa ishte pjesë e përgatitjeve parasezonale me madrilenët në SHBA dhe u detyrua të rikthehej para kohe në kryeqytetin spanjoll.

Për momentin ende nuk janë kryer analizat e detajuara që do të tregojnë më pas edhe kohën që 18-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave. Por, skenarët nuk janë shumë pozitivë pasi nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz atëherë turkut do t’i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe kjo do të zgjaste edhe më shumë kohën e rikuperimit.

Lexo edhe:

Nëse Guler operohet atëherë nuk do të mund të zbriste në fushë për pesë muajt e ardhshëm. Në anën tjetër, nëse dëmtimi nuk është shumë serioz, sërish pritet që Guler të qëndrojë jashtë fushave për 12 javë, e në këtë periudhë do të kuptohej edhe më mirë nëse lojtari do të kishte nevojë apo jo për ndërhyrje kirugjikale pasi gjithçka do të varej nga reagimi që menisku do të kishte nga terapia.

Gjithsesi, e sigurt është se Guler do të humbasë një pjesë të mirë të pjesës së parë të sezonit duke mos pasur kështu fatin në anën e tij në këtë eksperiencë kaq të rëndësishme të karrierës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...