Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dënimi i Ademit alarmon UEFA-n, i kërkon dëshminë e pafajësisë kryetarit të FFK-së

Dënimet e dhëna nga Gjykata për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë alarmuar edhe shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA-n. Sipas informatave që ka SuperSport, Komiteti i Etikës në UEFA i ka kërkuar zotit Ademi që të dërgojë dëshmi për pafajësinë e tij, diçka që nuk ka arritur të bëjë, duke qenë se procesi gjyqësor ndaj tij po vazhdon me lëndën që aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, përderisa, paraprakisht, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar dënimin e tij me 9 muaj burgim efektiv për kërcënim dhe sulm.

Ademit i është shtyrë vuajtja e dënimit me burg nga Gjykata me arsyetimin e gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore. Sidoqoftë, UEFA tashmë ka humbur durimin dhe ka disa ditë që Komiteti i Etikës dhe organi më i lartë i futbollit europian Agim Ademin nuk e njeh si kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...