Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dënimi i Tiranës, lapsus ortografik apo juridik i Disiplinës?

Lapsus i Disiplinës dhe dy ndeshje pa tifozë në “Selman Stërmasi” për Tiranën. Tirana dënohet për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të nenit 66/3/a të KDS dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Problemi është se Komisioni i Disiplinës ka një kontradiktë thelbësore në referencën ku bazohet për dhënien e dënimit dhe vetë arsyetimit të tij në faqen zyrtare, pasi neni 66/3/a i Kodit të Disiplinës Sportive përcakton shprehimisht se i referohet rasteve kur ka hedhje të mjeteve ndezëze, fishekzjarreve, gurëve apo sendeve të tjera, pa shkaktuar akte të dhunës, duke parashikuar dënimin e fushës për të paktën një ndeshje pa spektatorë.

Por problemi është se në vendimin e zbardhur Komisioni i Disiplinës përcakton: “duke shkaktuar akte të dhunës” dhe në këtë rast duhej t’i referohej nenit 66//3/b, ku dënimi është jo më pak se katër ndeshje pa spektatorë. Lapsus ortografik në zbardhjen e vendimit apo juridik, tanimë Tirana është ndëshkuar me dy ndeshje pa tifozë, ndërkohë që episodi në fjalë është duke u ndjekur dhe nga drejtësia penale.

Sa i përket kalendarit, Tirana nuk do të mund të mbështetet te tifozëria bardheblu për një takim të rëndësishëm, siç është ai me Skënderbeun, në 25 nëntor, pas pauzës së kombëtareve, ndërkohë që mund të konvertojë pjesën e mbetur të dënimit për ndeshjen me Kastriotin, që do të luhet pas derbit me Partizanin, ku Tirana shkon si skuadër mike në “Selman Stërmasi”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...