Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dënimi/ Juventusit i rikthehen pikët minus, buzëqesh Milani

Juventusi është dënuar me heqjen e 10 pikëve nga Gjykata Federale e Apelit, në rigjykimin e çështjes së manipulimit të bilanceve, me plusvalencat.

Vendimi i Gjykatës së Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit, erdhi mbrëmjen e së hënës, pasi Prokuroria Federale kishte kërkuar heqjen e 11 pikëve.

Gjithashtu gjykata vendosi të lirojë nga akuzat 7 drejtues të Juventusit. Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano. Për të cilët prokuroria kishte kërkuar 8 muaj pezullim.

Lexo edhe:

Bardhezinjtë u dënuan dimrin e kaluar me heqjen e 15 pikëve në renditje, por Kolegji i Garancive Sportive anuloi vendimin dhe ktheu çështjen për rigjykim.

Ndërkohë që la në fuqi dënimin e drejtuesve të lartë të klubit si Andrea Agnelli, Federico Cherubini e Fabio Paratici.

Me dënimin e ri, Juventusi zbret në vendin e shtatë me 59 pikë dhe momentalisht është jashtë zonës Champions.

Megjithatë, tri javët e mbetura në dispozicion mund ta katapultojnë sërish në katërshen e parë të renditjes.

Të dielën luhet Juventus-Milan…

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...