Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Puthi me forcë dhe preku nga të pasmet lojtaret e tij, dënohet me dy vite burg për abuzim seksual

Një gjykatës në Almería ka vendosur të dënojë me dy vite burg trajnerin dhe lojtarit historik të ekipit spanjoll të volejbollit dhe klubit të volejbollit Almería, Cosme Prenafeta, për abuzim seksual me dy lojtare të cilat i puthi pa pëlqimin e tyre, përveçse i ka prekur në të pasme.

Ngjarja ka ndodhur më 28 dhjetor 2020, kur Prenafeta, trajner i ekipit ku luanin dhe dy “viktimat” e tij, kishte organizuar një festë me rastin e Krishtlindjes në banesën e tij.

Rreth orës 18:00, kur pjesa tjetër e skuadrës ishte larguar, viktimat mbetën vetëm me trajnerin, “duke konsumuar pije alkoolike dhe duke marrë pjesë në një lojë që konsistonte në pyetjet e natyrës seksuale”.

Gjatë lojës në fjalë, me “qëllim për të kënaqur dëshirat e tij të shthurura”, i pandehuri i është afruar njërës prej vajzave në dhomën e ndenjjes, e kapi për qafe me njërën dorë për ta puthur në buzë “për disa sekonda”.

Gjyqtari e konsideron të provuar faktin se viktima ka tentuar të ndahet dhe e ka shtyrë Prenafetan me krahë.

Kjo ka ndodhur teksa viktima tjetër ishte në banjë, por kur kjo e fundit është kthyer, i pandehuri i është afruar tri herë në kuzhinë, në tarracë dhe në dhomë, për ta puthur në buzë dhe në qafë, si dhe një nga këto raste ai preku nga të pasmet vajzën. “Këto ngjarje kanë ndodhur pa pëlqimin e viktimave, të dyja me simptoma ankthi si pasojë e ngjarjeve të përshkruara”, shton gjyqtari.

Prenafeta tha gjatë gjykimit se para se të ishin vetëm, të tre kishin pirë dymbëdhjetë shishe birrë në kuzhinë, pa u parë nga pjesa tjetër e lojtareve, pasi vetëm viktimat ishin në moshë madhore.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...