Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Denoncimi i Izmir Smajlajt: Më manipuluan rezultatin!

Izmir Smajlaj ka reaguar me një postim në Facebook për atë që ai e quan manipulimin të rezultatit të tij në Europianin e atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. I renditur në vendin e 6-të në garën e kërcimit së gjati, kampioni shqiptar shkruan, duke shoqëruar edhe me foton përkatëse, se juria nuk e ka matur si duhet rezultatin e tij në provën e tretë. Smajlaj këmbëngul se ky “gabim” ka cënuar rëndë imazhin e tij, ndaj bashkë me Federatën Shqiptare të Atletikës e ka denoncuar rastin në organet përkatëse. Më poshtë, postimi i Smajlajt:

“Te nderuar miq,

Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale.

Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ). Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte per te gjithe, me demtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave te mbyllura aktual, si dhe me demtoj moralisht qe te isha ne zonen e medaljeve kete vit. Une, si atlet dhe bashke me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kemi denoncuar kete rast ne institucionet perkatese si ne IAAF, dhe gjate kohes po behen verifikimet e duhura. Shpresoj me te miren!

Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret!”

https://www.facebook.com/izmir.smajlaj2/videos/pcb.1097161937103578/1097158780437227/?type=3

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...