Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Deontay Wilder kthehet me fitore, kërcënon emrat e mëdhenj të boksit (video)

\Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Deontay Wilder, mposhti që në raundin e parë Robert Helenius, në New York, duke u kthyer si triumfator në ring. 36-vjeçari amerikan nuk ishte ndeshur që pas humbjes së tij të dytë me “Knock out” nga Tyson Fury tetorin e kaluar.

Ai goditi kundërshtarin finlandez Helenius në fytyrë me të djathtën në sekondat e fundit të raundit hapës.

“Ishte një natë e mrekullueshme,” tha Wilder. “Më duhej të prisja momentin rim. Doja të isha i lëvizshëm, i shkathët dhe i ashpër. Kur erdhi momenti i duhur, e sulmova.”

Fitorja ndaj Helenius, përmirësoi statistika e Wilder në 43 fitore, 2 humbje dhe një barazim (42 fitore me “Knock out”.

Humbjet radhazi nga Fury ishin të parat e karrierës së Wilderit dhe i hoqën atij titullin WBC që kishte mbajtur që nga viti 2015.

Tani ai mund të përballet me amerikanin ish-kampion bote, Andy Ruiz Jr, ose me ukrainasin Oleksandr Usyk, ndërsa dëshiron gjithashtu të duelojë me Anthony Joshuan, duke besuar se do të ishte “lufta numër një në botë”.

“Kush është i radhës? Unë jam i gatshëm për çdo gjë,” tha Wilder. “Andy Ruiz, Usyk apo kushdo tjetër. Jam kthyer. Është kthyer entuziazmi në kategorinë e peshave të rënda.”

Wilder shpërtheu në lot në konferencën e tij për shtypin pas ndeshjes, ndërsa diskutoi mbi rreziqet e boksit.

Ai iu referua ish-boksierit Prichard Colon, i cili pësoi një dëmtim të trurit, që ndryshoi jetën, gjatë një ndeshjeje në vitin 2015.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...